Telegrafi

Ledri Vula dhe Mozzik kanë publikuar duetin “Boom Boom”

Dy reperët e njohur, Ledri Vula dhe Mozzik janë bërë bashkë për një bashkëpunim të ri muzikor.

Dyshja e suksesshme kanë lansuar këngën me titullin “Boom Boom” që e sollën të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet reperët, ndërkohë për muzikën e projektit janë kujdesur Rzon, Fisnik dhe Pllumb.

Për masterizimin GKG Mastering, teksa puna për videoklipin iu besua ‘Supercut Studio’.

Këngën të plotë tashmë mund ta gjeni të publikuar në kanalin zyrtar të Ledrit në YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ledri Vula

Theksojmë që projekti është pjesë e albumit të ri të Ledrit “1 GOAT për ty” që u lansua mbrëmë (24 maj).

Reperi në album ka përfshirë gjithsej 14 këngë të reja, një pjesë e të cilave janë bashkëpunime me MC Kresha dhe Vig Poppa, Lumi B, Lyrical Son, Buta, Capital T. /Telegrafi/