Ledri Vula dhe MC Kresha janë dy prej artistëve mjaft të dëgjuar në industrinë muzikore.
Së fundmi, dyshja i kanë bashkuar fuqitë për të sjellë projektin e ri që mban titullin “Gjiganta” dhe premton të shndërrohet në hit.
Kjo këngë është pjesë e albumit të Ledrit, “10/10”, i publikuar në prill të këtij viti, i cili përmban bashkëpunime nga më të ndryshmet.
Një lajm të tillë, Ledri e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, në të cilin kishte ndarë edhe disa imazhe me artistin e njohur.
“Spoti i fundit i albumit është i këngës ‘Gjiganta’ me Kreshen, personi i cili më ka shtyrë tëa bëjë këtë album”, ka shkruar ai në përshkrimin e postimit.
Për instrumentalin e kësaj kënge është përkujdesur Butrint Buçinca dhe Duja, ndërsa në klipin e ka punuar Super Cut.
Para një muaji, Ledri kishte publikuar këngën “Luj mas teje”, një tjetër projekt i shkëputur nga albumi i tij. /Telegrafi/