Site icon Telegrafi

Ledri me urim të sinqertë për babanë me rastin e ditëlindjes

Foto: Ledri Vula/Instagram

Reperi i njohur, Ledri Vula, ka treguar gjithnjë nëpër intervista se është shumë i lidhur me familjen e tij.

Ndër të tjerash, ai ka theksuar se ka një lidhje tepër të veçantë me të atin e tij, regjisorin e njohur Agron Vula.

Ky i fundit feston sot (e mërkurë) ditëlindjen dhe me këtë rast, i biri i tij është kujdesur t’i bëjë një urim special në rrjetet sociale.

Ledri ka publikuar një fotografi të të atit në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës i ka bërë dedikim prekës atij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Nga zemra ime tek e jotja babë. Ti gjithmonë do të mbetesh special për mua. Urime ditëlindjen”, ka shkruar Ledri Vula në InstaStory.

Foto: Ledri Vula/InstaStory

I ati i reperit përndryshe ka një karrierë të gjatë si regjosir në radio Televisionin 21. /Telegrafi/

Exit mobile version