Site icon Telegrafi

Ledri tregon arsyen e anulimit të koncerteve

Ledri Vula (Foto: Instagram/ledrivula)

Disa ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi lajmi se Ledri Vula hoqi dorë nga koncertet e tij duke sjellë nga ana tjetër, habinë njëkohësisht dhe mërzitjen e fansave për këtë vendim të papritur të tij.

“Pa asnjë të keqe, thjesht jam lodhur prej koncerteve, kam pasur brenda një viti 130 të tilla”, ka deklaruar reperi gjatë pjesëmarrjes në E Diell në Top Channel duke sqaruar në këtë mënyrë vendimin e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ledri Vula

“Nuk kam qenë asnjë vikend në shtëpi, edhe gjatë verës, kam qenë dy muaj rresht nëpër koncerte pa qenë fare në shtëpi, ndaj mora vendimin që të shkëputem dhe të marr veten dhe t’ia kthej të njëjtën energji që po më japin njerëzit si publik kur vijnë për të më parë”, ka shtuar Ledri.

Vula e ka pasur gjithmonë familjen pikën e tij më të dobët dhe mesa duket, nevoja për të qenë pranë tyre këto kohë, është më e madhe se kurrë.

Megjithatë, reperi dha një lajm të mirë: “Po bëhem gati të kthehem shumë shpejt që t’u kthej fansave të gjithë dashurinë që ata po më japin çdo ditë”.

Exit mobile version