Telegrafi

Ledri takohet me ushtarin amerikan që këndon shqip (Video/Foto)

Ledri Vula njihet si reper i dashur për të gjithë. Madje edhe për të huajt.

Hip hop ylli bëri bujë me hitet e tij këtë verë. Kjo nuk mbeti pa u vërejtur as nga adhuruesit e huaj.

Një prej ushtarëve të KFOR-it amerikan i cili xhiroi një video me këngën e Ledri Vulës la mbresa të mëdha dhe hip hop ylli e ka takuar atë.

Ledri shfaqet i buzëqeshur teksa takoi ushtarin e njohur, i cili doli edhe në emisione të shoubizit duke thënë se i kupton shumicën e këngëve.

Ledri Vula pritet t’u kthehet angazhimeve muzikore pas pushimeve që po i kalon pas sezonit të ngjeshur veror me shumë koncerte.

Ai së fundmi qëndroi jashtë vendit, ku u relaksua dhe ku ka shkruar projektet e reja të tij. Videoklipet e reja pritet të jenë goditje të mëdha të tij.

Ledri suksesin më të madh këtë verë e pati me këngët “Nona” dhe “Mbi Re” me çka i ndihmoi edhe reperit Buta të ngjitet në majen e hip hopit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=rcOmqKlrr7o