Dy yjet shqiptarë të muzikës, Ledri Vula dhe Rita Ora, janë takuar në Zvicër, ku e kanë bërë edhe një fotografi të përbashkët për fansat e tyre.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore është ylli kryesor i Alba Festival, ku ka interpretuar edhe reperi i famshëm nga Kosova.
Ata janë takuar Cyrih, ndërsa fotografinë e përbashkët e ka publikuar Ledri në Instagram duke e shoqëruar me një zemër.
Nuk ka munguar edhe komenti i Ritës që po ashtu ishte me simbole të zemrës.
Një orë pas publikimit, fotografia ka marrë 80 mijë pëlqime nga fansat e shumë të dy këngëtarëve të dashur për publikun. /Telegrafi/