Site icon Telegrafi

Ledri sqaron deklaratën për reperet: Femrat le të bëjnë rep, por kujdes me fjalët

Ledri Vula (Foto: Instagram/ledrivula)

A duhet apo jo që femrat të merren me rep? Ledri Vula ka folur lidhur me deklaratën e keqkuptuar të disa javëve më parë teksa ishte i ftuar në një emision televiziv.

“I vetmi gabim që kam bërë është që kam folur në studio me mendimin që njerëzit më kuptojnë ashtu siç unë i them fjalët. Kur flas në studio, gazetarët më kuptojnë plotësisht mua, çfarë mendoj dhe si e mendoj, mirëpo ata përtej ekranit nuk më kanë kuptuar siç duhet”, është shprehur ai në E Diell, transmeton Top Channel.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ledri Vula

“Luftën për gratë e kanë nisur gra shumë herë më të fuqishme se ato që kanë folur në Facebook. Të tilla i kam dhe në shtëpi, si gjyshen dhe nënën time, të cilat kanë luftuar që të zhdukin analfabetizmin te femrat. Unë normal që nuk mendoj ashtu përndryshe s`do të kisha bërë këngë me Taynan dhe më vjen keq që në NIN, (emisioni në Kosovë) është keqinterpretuar ajo që kam thënë”, ka rrëfyer Ledri.

“Unë mendoj që femrat duhet të bëjnë rep, por duhet të kenë kujdes me fjalët e ‘pista’, sepse nuk u ka hije dhe le ta marrin si të duan këtë që po them. Përdorimi i fjalëve të tilla në tekste s’na ka hije as ne, djemve, jo më femrave apo gjithkujt tjetër që merret me rep”.

“Nesër reperet do bëhen nëna dhe kur fëmija i tyre të dëgjojë dikë që të flasë për drogën, si do të ndihen? Mund të bëhet një rep i mirë dhe pa përdorur fjalë të tilla!”, e ka përmbyllur deklaratën e tij Ledri.

Exit mobile version