Telegrafi

Ledri shijon pushimet në Ulqin me familjen e Dua Lipës

Pas disa ditësh qëndrimi në Kosovë, familja e këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipës, ka nisur pushimet në Mal të Zi. 

Ditë më parë ata sollën fotografi në rrjetet sociale, teksa u panë duke argëtuar mjaft shumë së bashku, por në mungesë të Duas.

Megjithatë, sot (e enjte) është reperi Ledri Vula, i cili shihet se po shijon pushimet me Dukagjinin dhe vëllanë e vogël të 23-vjeçares, Gjinin.

I njëjti ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, gjegjësisht në Instagram, derisa shfaqet përkrah tyre.

Siç shihet, ylli i hip hopit ka raporte të mira me familjen e artistes shqiptare, pasi shpesh i shohim të shoqëruar nga njëri-tjetri.

Ndërkohë, familja Lipa ishin në vendin tonë për shkak të festivalit “Sunny Hill”, i cili u mbajt në Gërmi, me datën 2, 3 dhe 4 gusht.

Lexo po ashtu Dua Lipa: Tri netë të paharruara, shihemi vitin tjetër Prishtinë

Ky festival organizohet për herë të dytë nga frontmeni i grupit ODA, Dukagjini. /Telegrafi/