Telegrafi

Ledri provon të bëjë “Gjiki Challenge”, për pak rrëzohet në skenë

Reperi i njohur Ledri Vula është shumë i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

Ai këtë verë ka performuar thuajse në të gjitha qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa nuk munguan edhe prurjet muzikore nga ai.

Ledri është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, ai publikoi në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqet në një nga koncertet e tij teksa provon të kërcejë “Gjiki Challenge”.

Kjo e fundit është një sfidë e nisur nga kolegu i tij, reperi Gjiko, i cili ka përshtatur ritmet e këngës së tij të fundit me lëvizjet e një vallëzimi satirik.

Teksa tentoi ta bëjë këtë gjë në koncertin e fundit, Ledri rrëshqiti dhe për pak sa nuk u rrëzua në skenë.

Një moment i sikletshëm ky, por që u përcjell vetëm me të qeshura nga fansat. /Telegrafi/