Reperi i njohur Ledri Vula ka dy ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor “U harrum”.
Një këngë e bukur dhe verore e solli reperin më në formë se kurrë, ndërsa që në orët e para të publikimit, “U harrum” ka goditur në veshin e publikut dhe ka arritur të grumbullojë mijëra klikime.
Vetëm dy ditë pas publikimit, “U harrum” numëron mbi një milion klikime në kanalin zyrtar të Ledrit në YouTube.
Në një prononcim të dhënë për Telegrafin pak ditë më parë, vet reperi konfirmoi se do të jetë shumë i angazhuar gjatë muajve të nxehtë, dhe se ky nuk do të jetë projekti i vetëm i tij. /Telegrafi/