Site icon Telegrafi

Ledri prapë mungon në seancë për rrahje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ishte paraparë të mbahej seanca ndaj të akuzuarve Gazmend Mirena dhe Krenar Çoçaj të cilët akuzohen për rrahjen e hip-hop këngëtarit kosovar Ledri Vula.

Aktakuza i ngarkon Mirenën dhe Çoçajn me veprën penale të lëndimit të lehtë trupor ndaj Vulës.

Asdren Hoxha, avokati i të akuzuarit Gazmend Mirena, tha se seanca nuk u mbajt për arsye se avokati i palës së dëmtuar dhe pala e dëmtuar nuk u paraqitën fare në gjykatë, raporton kallxo.com.

Sipas avokatit Hoxha kjo nuk është hera e parë që pala e dëmtuar nuk paraqitet në seancë gjyqësore dhe për këtë arsyeje nuk po mund të vazhdohet procedura gjyqësore.

Ai tha se përveç mungesës së palës së dëmtuar, arsyeje tjetër është edhe ajo se është ndërruar kryetari i trupit gjykues dhe ka pasur një mos koordinim të caktimit të kësaj lënde.

Kryetari i ri i trupit gjykues tha se do t’i ftojë palët me ftesë të rregullt për seancën e ardhshme.

Exit mobile version