Yje të shumtë të skenës ishin pjesë e ndeshjes bamirëse të njohur si ‘Loja e Yjeve’ që u zhvillua të shtunën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Futbollistët shqiptarë me karrierë ndërkombëtare, Granit Xhaka dhe Milot Rashica, me skuadrat e tyre u vunë përballë njëri-tjetrit.
Ndeshja përfundoi baras, 4-4, por pari spektakël dhe të pranishmit u kënaqën me atë që panë në fushë.
Njëri prej yjeve të muzikës që ishte pjesë e këtij evenimenti ka qenë edhe autori i shumë hiteve, Ledri Vula.
Ai e ka publikuar një fotografi të përbashkët me anësorin e Kosovës, Milot Rashica dhe është shprehur i nderuar që ishte pjesë e kësaj ngjarjeje.
“4-4, kujtim i bukur ta ndash fushën me yje’, ka shkruar reperi në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram. /Telegrafi/