Site icon Telegrafi

Ledri po shijon pushimet luksoze në ishullin Mykonos

Foto: Ledri Vula/Instagram

Reperi i njohur kosovar, Ledri Vula, ka përfunduar me sukses një tjetër sezon të mbushur me koncerte.

Pas prurjeve të shumta dhe mbrëmjeve muzikore, ai ka vendosur që t’i japë vetes disa ditë të merituara pushimi.

Së bashku me familjen, reperi ka zgjedhur ishullin luksoz Mykonos për të kaluar një pushim të këndshëm.

Ai ka ndarë me fansat në rrjetet sociale disa fotografi dhe video nga pushimet, duke treguar për momentet e këndshme që po kalon atje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Më shumë nga gjithçka, ai preferon zhytjet në ujë, të cilat i bën në mënyrë perfekte.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk mungojnë, shumë prej të cilëve e komplimentojnë për fizikun e tij.

Muajt në vazhdim, Ledri pritet të prezantojë për fansat projektin e tij më të ri muzikor. /Telegrafi/

 

Exit mobile version