Ledri Vula padyshim se është ndër fytyrat më të pëlqyera nga showbizi shqitparë.
Këngëtari ka arritur që ndër vite me radhë të fitoj zemrat e secilës gjeneratë.
Padyshim se ai pëlqehet edhe më shumë nga femrat të cilat nuk hezitojnë edhe t’i komentojnë në rrjetet sociale dhe të pozojnë me të. E në fotografinë e fundit Ledri ka paralajmëruar se po bëhet gati për verën, teksa tregon se linjta e trupit i ka më se në formë, shkruan Indeksonline.
Është pikërisht kampionia e peshave, Geta Beqa e cila po kujdeset që Ledri të ketë një trup sa më të formuar dhe më tërheqës.
Dyshja kanë pozuar së bashku në fitnes, kështu për t’i treguar të gjithëve se janë tejet të përkushtuar në ushtrime. Ledri po bëhet gati për verën në pamje, por edhe më shumë në krijimin e hiteve muzikore.