Telegrafi

Ledri nuk ndalet me koncerte as në dimër, adhurues përplot ku do

Hip hop ylli, Ledri Vula, ka qenë shumë aktiv në këtë dimër.

Ai ka performuar në top lokalet në trojet shqiptare, duke mbledhur mijëra adhurues rreth vetes.

Koncertet e tij janë gjithmonë një përjetim unik për fansat e reperi të cilët gjithnjë janë pranë tij.

Ledri personalisht ka publikuar një varg të fotove në Instagram, pa shkruar tekst, duke lënë pamjet që të flasin.

Hip hop ylli së fundmi lansoi dy këngë që u bënë hite.

“Menemadhe” erdhi si bashkëpunim ku ai ishte mysafir i MC Kreshës dhe Lyrical Son, ndërsa “Aje” ku ishte mysafir i Taynas rezultoi si projekt po aq i suksesshëm.

Ledri Vula besohet se akoma është ‘single’ /Telegrafi/