Hip Hop superylli, Ledri Vula, është duke u përgatitur për një dimër të jashtëzakonshëm në skenën muzikore shqiptare.
Pasi lansoi një varg hitesh gjatë verës, duke qenë një prej artistëve më të kërkuar, Ledri pas periudhës së pushimit është ngujuar në studio.
Telegrafi mëson nga burime të afërta me reperin se ai ka gati pesë bashkëpunime të mëdha, në mesin e të cilëve ka reperë të tjerë, këngëtarë të zhanreve të ndryshme dhe një është një nga femrat më seksi të estradës.
Këto projekte po punohen nga bashkpuntorët e afërt të Ledrit, si Big Bang dhe StashBeats në studion e RedBox.
Të gjitha pesë bashkëpunimet do të punohen me klipe të veçanta të cilat do të publikohen kohë pas kohe nga reperi më i shtrenjtë aktualisht i skenës muzikore shqiptare.
Ledri Vula pritet të jetë mjaft i angazhuar gjatë dimrit me koncerte në diasporë, por kjo nuk e ka ndaluar atë që të mendojë për lansimin e disa projekteve.
Reperi ndryshe është ‘single’ dhe pa të dashur, ani pse është një prej personazheve më të komentuara të faqeve rozë.
Ledri ndryshe është pjesë e kompanisë “Nesër Music” me në krye Faton Shoshin, pjesë e të cilës kompani janë edhe Era Istrefi dhe reperi Buta. /Telegrafi/