Reperi i popullarizuar shqiptar, Ledri Vula, është thuajse në finalizim të projektit të ri muzikor.
Artisti, i cili nesër (e martë) publikon këngën e radhës “Don Mo”, ka kryer xhirimet e videoklipit në Dubai.
Si protagoniste e klipit është këngëtarja dhe modelja Morena Taraku, e cila njëherësh është mike shumë e mirë e artistit Vula.
Ky i fundit ka shpërndarë një video në Instagram, përmes së cilës ka prezantuar një pjesë të këngës.
“Mirë që fryjke se Morena Taraku zjarr”, ka qenë përshkrimi i imazhit.
Në anën tjetër, 27 vjeçarja ka ndarë një imazh përkrah Ledrit që po ashtu duket të jetë nga klipi.
Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta, fansat e të cilit mezi po presin për këtë projekt të 34 vjeçarit. /Telegrafi/