Ledri Vula pas turneut të tij super të suksesshëm ka filluar të shijojë pushimet.
Reperi i shumë hiteve ka vendosur që t’i kushtojë vetes pushim.
Ai gjatë ditës postoi imazhe nga brigjet e detit, ku në pushime po qëndron me shoqërinë e tij.
Ledri po shijon turneun me njerëzit që i qëndruan më së shumti afër, deejayn Gramo F dhe një prej truprojeve.
Edhe Lyrical Son u është bashkëngjitur në pushim pasi reperi kishte publikuar po ashtu imazhe nga jugu i Shqipërisë.
Ledri lansoi një varg hitesh këtë verë, në veçanti “Princess Diana” me Lyrical Son që u punua në RedBox ashtu si të gjitha projektet tjera të reperit.
Reperi ishte një prej emrave më të përfolur këtë verë dhe më të dashur të publikut, duke vërtetuar statusin e reperit të paprekshëm dhe numër një. /Telegrafi/