Telegrafi

Ledri mahnit fansat me hedhjen akrobatike në ujë

(Foto: Screenshot/Instagram/ledrivula)

Duke qenë një prej artistëve më të preferuar të skenës shqiptare, Ledri Vula tërheq interesimin e fansave me veprimet e ndryshme që i bën gjatë evenimente përpara tyre.

Reperi ditë më parë ka qëndruar në Shqipëri, ku ka interpretuar para fansave të tij në një ambient veror.

Teksa performonte para publikut që ndodheshin brenda në ujë, ai është hedhur nga skena në mënyrë akrobatike brenda në ujë.

Ndryshe, Ledri ka qenë mjaft i përfolur në faqet rozë në muajt e fundit pas konfirmimit të lidhjes me Sara Hoxhën.

Lexo po ashtu Ledri Vula konfirmon se po bëhet baba për herë të parë, zbulon gjininë e foshnjës

Për më shumë, çifti së fundmi kanë njoftuar se do të bëhen prindër për herë të parë. Ata janë në pritje të një vajzë. /Telegrafi/