Tre artistët shqiptarë, Ledri Vula, Kida dhe Butrint Imeri, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me fansat në llogaritë e tyre zyrtare.
Derisa kanë ndarë një pjesë të videoklipit të ri, të njëjtit tregojnë se kënga publikohet më 3 korrik.
“Dale/ 3 korrik, 00:00”, ka shkruar Vula në postim e shpërndarë me mbi një milion ndjekësit në Instagram.
Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet, fansat e të cilëve mezi po presin.
Duket se projekti i tre këngëtareve do jetë një hit veror, marrë parasysh sukseset e shumta që kanë arritur deri më tani. /Telegrafi/