Telegrafi

Ledri impresionohet nga fansja që bëri tatuazh vargjet e këngës së tij

Foto: Ledri Vula/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, është shumë i pëlqyer nga mijëra fansa në trevat shqiptare.

Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, Vula ka publikuar në InstaStory një imazh, ku shfaq tatuazhin e një prej fanseve të tij më të zjarrta.

Bëhet fjalë për një tatuazh në krahun e djathtë të fanses së tij, ku është e shkruar titulli i këngës së tij “Ni gotë për ty”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Një gjest i tillë i fanses e ka impresionuar tej mase reperin, i cili ka ngelur i habitur kur ka parë këtë fotografi, që më pas e ka ndarë me ndjekësit.

“Çfarë mund të them më shumë”, ka shkruar Ledri në mbishkrimin e imazhit.

Foto: Ledri Vula/InstaStory

Ledri përndryshe është shumë aktiv me projekte të reja në muzikë, gjithashtu nuk mungon në koncerte të shumta.

Shumë shpejt, ai do të sjellë një bashkëpunim me reperët MC Kresha dhe Lyrical Son. /Telegrafi/