Ledri Vula ka qenë dikur një prej miqve më të afërt të Getoar Selimit.
Por, dihet se konflikti i Ledrit me Krenar Çoçajn, bëri që Getoar Selimi nga pozicioni i shokut të përbashkët të mos mund të ndalë këtë konflikt.
Kjo shkaktoi iritim te Ledri, i cili ndërpreu çdo raport me Getin duke u shkëputur atë kohë edhe nga Babastars dhe nga muzika.
Në paraqitjen e fundit në emisionin “NIN” në Klan Kosova, Ledri megjithatë ka thënë se e ka harruar të kaluarën.
Ai tha se e ndjek Getin në Instagram dhe se flet kur e sheh atë.
Ndër tjerash Ledri tha se ai synon që të mbajë raporte të mira me të gjithë estradën. /Telegrafi/