Site icon Telegrafi

Ledri elegant në dasmën e Gjikos, por shkoi pa të dashur

Ledri Vula nuk ka pasur si të mungojë në dasmën më të përfolur të këtij viti.

Hip hop ylli Gjiko dhe Elita Rudi i dhanë fund beqarisë duke u kurorëzuar në një ceremoni të veçantë private martesore.

Edhe pse pa praninë e mediave, Instagrami e bëri të veten.

Ledri ishte një prej mysafirëve i cili u dukej mjaft elegant duke u shfaqur vetëm në këmishë të bardhë.

Reperi u shfaq mjaft në disponim për një prej miqve të tij më të mirë, duke hedhur vallen me miqt tjerë prezent.

Detaji që u vërejt nga të gjithë ishte prezenca e Ledrit pa të dashur.

Prej kohësh ka spekulime se reperi ka të dashur që po e mban larg prej publikut, me të cilën së fundmi ishte edhe në Greqi.

Aktualisht Ledri po punon në projekte të reja që do të dalin shumë shpejt. /Telegrafi/

Exit mobile version