Site icon Telegrafi

Ledri dhe Romeo akuzohen nga fansat për diskriminim racor pasi emri i këngëtarit rom që këndoi refrenin e “E keni dit” nuk shfaqet në titullin e këngës

Aktori Donald Veshaj dhe reperi ledri Vula pak ditë më parë publikuan bashkëpunimin e tyre më të ri, të titulluar “E keni dit”.

Kënga me ritme melankolike dhe verore është punuar nga producenti Elgit Doda, ndërsa tekstin e kanë shkruar vet Ledri dhe Romeo.

Por sapo futesh për të dëgjuar këngën në fjalë, në sfond dëgjohet një zë tjetër – i cili vërehet dukshëm që nuk është as zëri i Ledrit e as i Romeos.

Bëhet fjalë për këngëtarin rom, Klement Selita, i cili këndon refrenin dhe pothuajse pjesën më të madhe të këngës.

Mirëpo emri i tij nuk figuron te titulli i këngës dhe i njëjti nuk shfaqet as në klip.

Kjo ka bërë që një pjesë e mirë e fansave të këngës të shprehin shqetësimin e tyre për faktin se Klementit nuk i janë dhënë merita të mjaftueshme për këngën.

Foto: Donald Romeo Official/YouTube

Në shumicën e komenteve poshtë klipit në YouTube, fansat kanë shprehur indinjatën e tyre për mos-përfshirjen e Klementit në klip, gjersa edhe i kanë akuzuar dyshen për diskrimin racor.

Foto: Donald Romeo Official/YouTube

Nuk dihet arsyeja që ka çuar Romeon dhe Ledrin drejt këtij vendimi, megjithatë duket se fansave të këngës, kjo nuk iu ka pëlqyer aspak.

Pavarësisht kësaj, emri i Klementit është përfshirë te pjesa e autorëve poshtë këngës në YouTube, por jo edhe te titulli apo emërtimi i saj në klip. /Telegrafi/

Foto: Donald Romeo Official/YouTube
Exit mobile version