Ledri Vula dhe Lyrical Son mbrëmë publikuan klipin e ri të tyre “Princess Diana”.
Hip hop ylli Ledri dhe ikona e Pint, Lyrical Son befasuan të gjithë me klipin dhe këngën mjaft verore.
Dyshja e hip hopit shqiptar e realizuan këngën në shtëpinë e hiteve RedBox nga top producenti vendor dhe ndërkombëtar, BigBangBeats.
Klipi është realizuar nga Supercut në regji të Besian Durmishit.
Kënga shpejt u bë sukses dhe arriti shpejt “një milion” klikime.
Princess Diana është fabula e projektit ku artistët përshkruajnë femrën ideale.
Për Ledrin ky ishte projekti i radhës pas këngës me Butën që po ashtu u pëlqye nga publiku pasi klipi u realizua në Los Anxheles. /Telegrafi/