Reperët e njohur Ledri Vula dhe Lumi B kanë publikuar sot (e diele) bashkëpunimin e tyre më të ri, i cili mban titullin “Krejt shokt e mi”.
Një këngë rimtike, e cila i dedikohet shoqërisë bëri që të zgjojë interesimin menjëherë tek fansat, të cilët duket se kanë pëlqyer shumë prodhimin e tyre më të ri muzikor.
Klikimet në YouTube, të cilat tashmë janë ‘konvertuar’ në një valutë të re matëse për suksesin e artistëve, duket të ketë kapur një shifër mjaft të madhe në projektin e ri të artistëve Ledri Vula dhe Lumi B.
Në më pak se 12 orë nga lansimi i këngës, “Krejt shokt e mi” ka arritur që të marrë plot 230 mijë klikime në kanalin zyrtar të Ledrit në YouTube.
Kompania menaxhuese e reperit në YouTube “AVD Digital”, shprehen se janë të lumtur që një bashkëpunim i tillë mes tyre ka arritur të dëshifrojë një sukses të tillë në vetëm pak orë pas publikimit.
Kënga “Krejt shokt e mi” është punuar nga Big Bang, për tekstin janë kujdesur vet protagonistët, gjersa klipi është punuar nga Valon Aziri. /Telegrafi/