Telegrafi

Ledri dhe Kida pozojnë bashkë, ndërsa fansat kërkojnë një duet

Kida dhe Ledri Vula (Foto: Instagram/ledrivula)

Ledri Vula dhe Kida janë ndër artistët e pëlqyer shqiptarë, shumë këngë të të cilëve janë shndërruar në hite.

Këtë fundjavë, dy këngëtarët kanë pozuar bashkë, ndërsa fotografitë i kanë publikuar në profilet respektive në rrjetet sociale.

Me këtë rast, fansat e tyre kanë komentuar duke kërkuar një bashkëpunim të dyshes në të ardhmen.  

Se a do të realizohet një duet mes tyre pritet të shihet në të ardhmen, ndërsa Kida të shtunën e publikoi këngën e re, “Moti”.

Videoklipi muzikor i asaj kënge ka kaluar shifrën prej gjysmë milion shikime për më pak se 24 orë, ndërsa edhe Ledri e ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram. /Telegrafi/