Site icon Telegrafi

Ledri dhe Geti lënë prapa mosmarrëveshjet, shihen bashkë pas shumë viteve

Reperët Ledri Vula dhe Getoar Selimi kanë pasur marrëdhënie të ftohura me njëri-tjetrin që prej shumë vitesh.

Kjo krisje mendohet se nisi me daljen e Ledrit nga labe-i ‘BabaStars’, gjersa për shumë vjet ata nuk u panë duke shpërfaqur shoqërinë që gëzonin dikur.

Megjithatë, së fundmi gjërat duket se kanë ndryshuar për dy reperët e njohur të skenës.

Ledri Vula dhe Getoar Selimi shihen bashkë pas shumë vitesh (Foto: Instagram)

Kjo pasi në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Vula dhe Selimi shihen duke biseduar miqësisht me njëri-tjetrin në një lokal.

Po të shohësh me vëmendje në llogaritë e tyre personale në rrjetet sociale, vërehet se ata tashmë gjithashtu e ndjekin njëri-tjetrin.

Mesa duket, hatërmbetjet mes Ledrit dhe Getit i përkasin të kaluarës tashmë. /Telegrafi/

Exit mobile version