Brad Pitt dhe Angelina Jolie mund të jenë të ndarë, por ata vazhdojnë të jenë inspirim për gjeneratat e reja.
Edicioni më i fundit i Top Show Magazine pos që shkaktoi një mori kryetitujsh, ishte edhe një prej paraqitjeve më të mira të Albana Osmanit.
Bukuroshja u shfaq ultra seksi dhe mahnitëse përkrah Ledri Vulës, në foton e publikuar prej vet prezantueses në rrjetin social Instagram.
Ledri tashmë është single dhe Albana ndoshta ka provuar t’ia rrëmbejë vëmendjen me këtë lëvizje.
Si do që të jetë, kjo fotografi e tyre na ka kthyer pas në kohë, shkruan Telegrafi, ku dikur të njëjtën pozë e kanë realizuar për filmin Mr. & Mrs. Smith, aktorët Brad Pitt dhe Angelina Jolie.
Edhe pse jo njejtë si aktorët, edhe Ledri dhe Albana vërtet janë shfaqur bukur në këtë pozë, e u shkon mjaft shumë si çift.
Pse jo, që të dy janë single, mund t’a provojnë, ani pse Ledri tha që e do ende Adelën dhe është personi i shpirtit të tij. /Telegrafi/