Kosova e grupmoshave të 21-vjeçarëve ka shënuar fitore në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian.
Këtë herë ata triumfuan para shikuesve në stadiumin mitrovicas “Adem Jashari” kundër Norvegjisë me rezultat 3-2, shkruan Telegrafi.
Tani, të rinjtë e Përfaqësueses së Kosovës kanë marrë rrugën drejt Gjermanisë, ku do të zhvillojnë ndeshjen e radhës me shtetin gjerman.
Gjatë kohës sa po bëheshin gati për udhëtim, djelmoshat kanë pasur rastin të takojnë dy emra mjaft të njohur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Bëhet fjalë për reperët Ledri Vula dhe 2 Ton, të cilët gjithashtu po bëheshin gati për udhëtimet e tyre jashtë vendit.
Mirëpo rastësia në takim, nuk i la ata pa shkëmbyer një foto të gjithë së bashku.
Ka qenë pikërisht reperi Vula ai që ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet bashkë me të rinjtë, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruan “Suksese”.
Ndërkohë që Përfaqësuesja e Kosovës , zhvillon sonte një tjetër ndeshje të rëndësishme me Kroacinë. /Telegrafi/