Telegrafi

Ledri bëhet me muskuj, ndryshimet e reja e bëjnë edhe më tërheqës për vajzat (Foto)

Reperi i njohur Ledri Vula ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor “U harrum”, këngë e cila është pritur mirë nga publiku dhe është vërshuar me miliona klikime në YouTube.

Vera po afron dhe për këtë sezon të ngarkuar Ledri është më se gati!

Në një intervistë të dhënë ditë më parë për Telegrafin, reperi tregoi se gjatë muajve të nxehtë do të jetë shumë i angazhuar me koncerte, e gjithashtu me projekte muzikore.

Lexo po ashtu "U harrum" thotë Ledri Vula, reperi flet rreth këngës së re dhe projekteve për verën 2017 (Foto)

Përndryshe, muajve të fundit ai i është përkushtuar shumë edhe palestrës, duke u munduar ta zhvillojë sa më shumë trupin e tij.

Pas disa muajsh përkushtim maksimal, reperi ka arritur një rezultat të shkëlqyer, duke u bërë me muskuj, të cilët nuk ka hezituar t’i ekspozojë së fundmi në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Pamja e tij tërheqëse dhe trupi i tij tashmë i palestruar, do të bëjë që Ledri të jetë një ‘magnet’ për vajzat këto muaj të nxehtë. /Telegrafi/

Ledri Vula super në formë me trupin e palestruar