Reperi i njohur Ledri Vula ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor “U harrum”, këngë e cila është pritur mirë nga publiku dhe është vërshuar me miliona klikime në YouTube.
Vera po afron dhe për këtë sezon të ngarkuar Ledri është më se gati!
Në një intervistë të dhënë ditë më parë për Telegrafin, reperi tregoi se gjatë muajve të nxehtë do të jetë shumë i angazhuar me koncerte, e gjithashtu me projekte muzikore.
Përndryshe, muajve të fundit ai i është përkushtuar shumë edhe palestrës, duke u munduar ta zhvillojë sa më shumë trupin e tij.
Pas disa muajsh përkushtim maksimal, reperi ka arritur një rezultat të shkëlqyer, duke u bërë me muskuj, të cilët nuk ka hezituar t’i ekspozojë së fundmi në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.
Pamja e tij tërheqëse dhe trupi i tij tashmë i palestruar, do të bëjë që Ledri të jetë një ‘magnet’ për vajzat këto muaj të nxehtë. /Telegrafi/