Telegrafi

Ledri befasohet nga fansi i cili mban emrin e tij (Video)

Ledri Vula ka mbajtur një mori koncertesh këtë verë, duke qenë një nga artistët më të kërkuar dhe më të shtrenjtë njëkohësisht.

Reperi nga Prishtina ditët e fundit i ka kaluar vetëm duke performuar.

Pas një prej koncerteve ai është shfaqur me një djalosh, adhurues të ri të tij, i cili ka emrin e tij.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga estrada shqiptare

Ledri nuk mundi t’i përmbahej të qeshurave nga ky fakt, pasi edhe dikush ka emrin e tij – një emër shumë i rrallë ndër fëmijët shqiptarë.

Por, fama e reperit dhe hitet që po i lanson po shtyjnë prindër të ndryshëm që edhe Ledri të jetë një nga emrat me të cilat mund t’i pagëzojnë fëmijët e tyre. /Telegrafi/