Telegrafi

Ledri argëtohet në klub nate me prindërit e Dua Lipës

Reperi i njohur kosovar, Ledri Vula, ka qenë të shtunën pjesë e ndeshjes së futbollit, të quajtur “Loja e Yjeve”, e cila është mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Në të njëjtën ndeshje, i pranishëm për të luajtur ka qenë edhe babai i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, rokeri Dukagjin Lipa.

Lexo po ashtu Dukagjin Lipa fotografohet me Xhakën dhe Rashicën: Në qytetin tonë me këta dy lojtarë të mrekullueshëm

Pasi ka përfunduar loja, ata duket se kanë zgjedhur një nga klubet e natës në kryeqytet për të kaluar natën.

Ka qenë Ledri ai i cili ka publikuar disa imazhe në InstaStory, ku shfaqet ndërsa vallëzon dhe argëtohet pranë prindërve të këngëtares, Dukagjinit dhe Anesës.

Foto: Ledri Vula/InstaStory

Madje në një prej momenteve, ata janë dëfryer nën ritmet e këngës hit të Duas, “One Kiss”.

Foto: Ledri Vula/InstaStory

Ledri dhe familja e Duas kanë qenë fqinjë, ndërsa vite më parë është përfolur se Dua ishte në një lidhje me Ledrin, gjatë kohës sa ishte në Kosovë. /Telegrafi/