Site icon Telegrafi

Ledri publikon një sërë mesazhesh koduese në Instagram: Vitin 2030 e shoh plot dizajnera e modelë, ndoshta asnjë doktor

Reperi i njohur, Ledri Vula, këto ditë është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Ishujt Maldive.

Ai i befasoi të gjithë fansat e tij kur vetëm pak ditë më parë, vendosi të fshijë të gjitha fotografitë nga rrjeti social Instagram.

Reperi nga Prishtina ka lënë tashmë aty vetëm tri video të publikuara së fundmi, në të cilat shfaqen disa mesazhe të koduara.

Në videon e parë, ai transmeton mesazhin se si asgjë në rrjetet sociale nuk duket e vërtetë, pasi sipas tij njerëzit aty transmetojnë të kundërtën e asaj që ndjejnë.

Në të dytën, mesazhi është që secili ka shprehur atë që ka dashur pasi u dha liria e shprehjes.

Ndërsa në videon e tretë, Ledri vazhdoi duke sjell mesazhe të koduara, ku ndër to citoheshin fjalët për një të ardhme jo shumë premtuese.

Ai nuk ka bërë të ditur nëse këto fjalë janë vargje të këngës së tij të re, apo ndonjë projekti të veçantë – megjithatë duket të kenë ngelur mjaft misterioze për fansat e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version