Telegrafi

Ledionit i del punë edhe me Beatrixin (Foto)

Ledion Liço nuk ka hezituar të bëjë batuta në dëm të yjeve të skenës muzikore shqiptare, por as ata nuk kanë hezituar që t’ia kthejnë.

Pas “zënkës në largësi” me Noizyn, moderatori i “Top Awards” bëri edhe një shaka me Beatrix Ramosaj.

“Këtë vit nuk është më e virgjër” ka thënë prezantuesi duke iu referuar këngëtares.

Dhe nuk ka vonuar reagimi i Beatrixit:

“Rreth natës së kaluar: 1. Batuta e Ledionit, cinike dhe e ulët, për disa shikues më shumë ofendon për të dytin vit radhazi dinjitetin tim si femër, po ju them stop.

“2. Duke qenë se pretendohet të jetë një shou me përmasa botërore, nuk i fiket mikrofoni një artisti (Alban Ramosajt) kur ka për të thënë diçka. Liria e fjalës apo jo?”.

“3. Falënderoj Alban Ramosajn për emocionet që më dha mua personalisht dhe që ngriti një sallë në këmbë me performancen e tij ‘live’”, ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale. /Telegrafi/