Telegrafi

Ledioni i përgjigjet me stil Noizyt pas ofendimeve (Foto)

Prezantuesi i Top Awards, Ledion Liço, ishte pre e ofendimeve nga Noizy, pasi ishte vet ai që talli reperin.

Pasi talli reperin për faktin se erdhi me Ferrarin e Blerim Destanit në prova, duke thënë se ai nuk arriti të jetë në ceremoni sepse është dashur ta kthejë veturën në Dubai, pasoi kundërpërgjigja e reperit me shumë ofendime për prezantuesin.

Dhe pak orë pas përfundimit të ceremonisë, Ledioni u kundërpërgjigj në rrjetet sociale me mjaft shumë stil.

“Një gotë për ju, të gjithë ju”, u shpreh Ledioni.

Specifikisht ai nuk iu përgjigj Noizyt, por duket se me mjaft stil ka injoruar reperin dhe fyerjet e tij.

Shumë artistë të njohur nuk performuan, në mesin e tyre edhe Noizy. /Telegrafi/