Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Liço, ka vendosur të shfaqë respektin dhe mbështetjen e tij për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një detaj simbolik në paraqitjen e tij të mbrëmjes.
Në spektaklin e së shtunës, Ledioni është shfaqur me aksesorin e flamurit të Kosovës të vendosur në xhaketën e tij, një gjest që nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka publikuar një imazh të pamjes së tij këtë mbrëmje, duke e vënë në pah pikërisht këtë aksesor domethënës.
Ky veprim ka marrë vëmendjen dhe vlerësimin e ndjekësve, të cilët e kanë përshëndetur si një shenjë respekti ndaj festës së Pavarësisë së Kosovës.
Ky gjest i moderatorit tregon edhe njëherë lidhjen dhe dashurinë që ekziston mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke bërë që kjo mbrëmje në BBVA të ketë një frymë edhe më festive dhe simbolike. /Telegrafi/