Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme dhe ajo familjare.
Së fundmi, Çelo është rikthyer në vendlindje për pushime, me ç’rast edhe ka vizituar bregdetin shqiptar dhe është çmallur me familjarët e saj.
E teksa ndodhet në Shqipëri, këngëtarja ka dhënë një intervistë për revistën “Bordu”, ku edhe ka pozuar për kopertinën e saj.
Interpretuesja e hitit “Të ndjej të huaj” i ndau me ndjekësit e saj të Instagramit setin e ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft atraktive.
Fotografitë përfshijnë paraqitjet e saj në poza joshëse, teksa vë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit.
Ledina është shquar gjithmonë si një prej këngëtareve më elegante të skenës dhe e ka ruajtur mjaft mirë vëmendjen e mediave me aktivitetin e saj në rrjetet sociale, pasi prej kohësh qëndron larg muzikës. /Telegrafi/