Këngëtarja e njohur Ledina Çelo tash e një kohë nuk është shumë aktive me prurjet muzikore.
Megjithatë, ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Ledina ka publikuar në InstaStory një imazh, ku shfaqet e zhveshur gjatë një trajtimi estetik.
Ajo ka mbuluar me ikona emotive pjesën intime të gjoksit, gjersa vë në pah krahërorin dhe fytyrën e saj joshëse.
Edhe pse nënë e dy fëmijëve, Ledina shquhet për linjat atraktive, të cilat e bëjnë të duken edhe më e re kundrejt moshës.
Ajo dhe bashkëshorti i saj janë rikthyer në Gjermani, pas një pushimi disa javor në Kosovë dhe Shqipëri. /Telegrafi/