Telegrafi

Ledina Çelo: Sabri Fejzullahu dhe Nera, befasia më më e bukur për ditëlindjen time (Foto)

Këngëtarja e njohur Ledina Çelo ka festuar sot ditëlindjen e saj të 41-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

E një befasi shumë e këndshme për të në këtë ditë, duket të ketë qenë vizita e një këngëtarit Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortes së tij, Nera.

Kështu së paku bën të ditur fotografia e publikuar nga Ledina në InstaStory, ku shfaq një portret të çiftit, teksa shkruan në mbishkrimin e footgrafisë: “Befasia më e mirë për ditëlindjen time”.

Ledina Çelo ka një miqësi shumë të mirë me Sabri Fejzullahun, duke kujtuar kështu duetin e tyre të famshëm “Ma ke prish gjumin e natës”.

Fejzullahu për pak ditë do të festojë 50 vjetorin e karrierën në një gala mbrëmje në Prishtinë. /Telegrafi/