Telegrafi

Ledina Çelo publikon fotografi nudo të realizuar 10 vite më parë

Foto: Ledina Çelo/Instagram

Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo, ka kohë që nuk ka sjell për fansat e saj ndonjë projekt të ri muzikor.

Gjithsesi ajo vazhdon të mbahet mend për hitet e vjetra, si dhe është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Tashmë është bërë virale në mbarë botën sfida më e re e Instagramit, për të publikuar një fotografi të 10 viteve më parë, dhe për ta krahasuar atë me dukjen e sotme.

Një sfide të tillë duket se i është përgjigjur edhe Ledina Çelo, e cila ka sjell për fansat e saj në Instagram, një imazh nudo të realizuar 10 vite më parë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Bëhet fjalë për një fotografi artistike, e cila e shfaq të zhveshur artisten, ndërsa vë në pah figurën trupore.

“10 vite më parë”, ka shkruar Ledina në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj.

Përndryshe këngëtarja shqiptare është e martuar prej vitesh me Naim Kabashin, dhe së bashku kanë dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë. /Telegrafi/