Telegrafi

Ledina Çelo publikon fotografi duke u puthur me bashkëshortin (Foto)

Këngëtarja e njohur shqiptare Ledina Çelo është duke shijuar pushimet mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Këto ditë ajo ka qëndruar në Vlorë, bashkë me burrin dhe fëmijët e saj, ku kanë shijuar pushimet në një nga resortet më luksoze të këtij qyteti.

Lexo po ashtu Një pozë seksi nga Ledina Çelo (Foto)

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi shumë të veçantë me bashkëshortin e saj, ish-kampionin e kik boksit, Naim Kabashin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në fotografi, çifti shfaqen duke i dhuruar një puthje të zjarrtë njëri-tjetrin, në një ambient përrallor.

“Të dua”, i shkruan Ledina bashkëshortit në fotografi, në gjuhën gjermane. /Telegrafi/