Këngëtarja e njohur shqiptare Ledina Çelo është duke shijuar pushimet mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Këto ditë ajo ka qëndruar në Vlorë, bashkë me burrin dhe fëmijët e saj, ku kanë shijuar pushimet në një nga resortet më luksoze të këtij qyteti.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi shumë të veçantë me bashkëshortin e saj, ish-kampionin e kik boksit, Naim Kabashin.
Në fotografi, çifti shfaqen duke i dhuruar një puthje të zjarrtë njëri-tjetrin, në një ambient përrallor.
“Të dua”, i shkruan Ledina bashkëshortit në fotografi, në gjuhën gjermane. /Telegrafi/