Telegrafi

Ledina Çelo provokuese dhe me shumë stil pranë bashkëshortit në eventin e ‘Opninion’ (Foto)

Këngëtarja e njohur Ledina Çelo nuk mungoi në eventin e 20 vjetorit të emisionit “Opninion” nga Blendi Fevziu.

Si shumë të tjerë të ftuar atë natë, edhe ajo ka shkëlqyer me dukjen dhe paraqitjen e saj.

Ledina kishte veshur një fustan të zi dhe transparent tek pjesa e shpinës, gjersa flokët prej bionde të lëshuara poshtë, plotëson si më së miri pamjen e saj.

Ajo ka ndarë me fansat në rrjetet sociale disa imazhe ku shfaqet pranë bashkëshortit, boksierit Naim Kabashi.

Ata kanë qëndruar vazhdimisht bashkë të shoqëruar në këtë mbrëmje, gjersa duket të kenë rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me harmoninë e tyre në çift.

Ledina tregoi edhe njëherë se përkundër viteve, ajo vazhdon të ngelet njëra ndër këngëtaret më seksi të estradës. /Telegrafi/