Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo ka zgjedhur të kalojë një javë jo-produktive në një nga destinacionet më luksoze në botë.
Në disa imazhe të fundit që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, këngëtarja e hitit “Të ndjej të huaj” është shfaqur në formë mjaft të mirë nga pushimet.
Ajo mund të shihet në bikini, teksa vë në pah linjat e tonifikuara të trupit, të cilat duket se vijnë si rezultat i një jete të shëndetshëm dhe festive.
“Më ke munguar diell”, shkroi Ledina në mbishkrimin e disa prej fotografive të publikuara në Instagram së fundmi.
Këngëtarja e njohur përndryshe vazhdon të jetojë në Frankfurt të Gjermanisë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre. /Telegrafi/