Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me familjen e saj në Vlorë.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi atraktive nga pushimet, duke mos hezituar të vë në pah linjat e saj.
Në pozën e fundit të publikuar në Instagram, interpretuesja e hitit “Të ndjej të huaj” shfaqet mjaft tërheqëse në bikini duke reklamuar fizikun e saj.
Përkundër moshës dhe faktit që është nënë e dy fëmijëve, Ledina vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer trupore.
Përndryshe javë më parë, e njëjta ndodhej në Prishtinë ku incizoi këngën e saj më të re.
Ka kohë që Ledina ka munguar në aspektin e prurjeve të reja muzikore, por që duket tashmë është gati të rikthehet me diçka të re. /Telegrafi/