Telegrafi

Ledina Çelo marrëzisht e dashuruar pas bashkëshortit, publikon fotografi duke u puthur me të (Foto)

Këngëtarja Ledina Çelo është shumë e pëlqyer nga fansat për stilin e saj të jetesës.

Ajo ndan shpesh me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft e ndjekur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Prej vitesh, Ledina është e martuar me boksierin nga Kosova, Naim Kabashin, dhe së bashku jetojnë në Fulda të Gjermanisë.

Ata kanë dy fëmijë: Merlisin dhe perianën, ndërsa për gjithë këto vite kanë ditur të ruajnë dashurinë dhe harmoninë mes njëri-tjetrit.

Këtë e vërteton edhe fotografia e fundit e publikuar nga këngëtarja Çelo në Instagram, ku shfaqet bashkë me Naimin duke shkëmbyer një puthje pasionante.

Ajo ishte veshur tejet me stil me xhinse, dhe kapele në kokë si një kaubojse, gjersa jo më pak me stil dukej edhe bashkëshorti i saj.

Imazhi në fjalë është përcjell me pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit. /Telegrafi/