Site icon Telegrafi

Ledina Çelo: Jeta është më e bukur pas të dyzetave

Ledina Çelo (Foto: Instagram)

Ajo ka kohë që ka bërë një shkëputje nga muzika, ndonëse vazhdon të jetë një personazh i dashur për publikun.

Bëhet fjalë për artisten e mirënjohur, Ledina Çelo, e cila prej disa vitesh është zhvendosur bashkë me familjen në Gjermani.

Megjithatë, ajo po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale duke publikuar imazhe e video të ndryshme.

“Jeta është më e bukur pas të dyzetave”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë një fotografie të hedhur në Instagram, aty ku numëron mbi 100 mijë ndjekës.

Lexo po ashtu Ledina Çelo: Bashkëshorti siguron të ardhurat, unë iu përkushtova familjes

Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë në pjesën e komenteve nga miqtë e fansat.

Ledina përndryshe ka lindur më 9 shkurt të vitit 1977 dhe momentalisht është 45-vjeçare.

E njëjta mbahet mend për një sërë hitesh që kanë pushtuar tregun muzikor shqiptar si: “Nesër shkoj”, “Të ndjej të huaj”, “Fal” etj. /Telegrafi/

Exit mobile version