Telegrafi

Ledina Çelo me imazhe joshëse nga Dubrovniku

Foto: Ledina Çelo/Instagram

Këngëtarja e njohur Ledina Çelo është shumë e pëlqyer për zërin e saj, ndonëse viteve të fundit është më pak aktive në muzikë.

Ajo është një nënë shumë e përkushtuar në rritjen e fëmijëve të saj, Merlisit dhe Perianës.

Ditë më parë, ajo dhe bashkëshorti i saj shijuan disa ditë të mira pushimi në Shqipëri, ndërsa së fundmi, ata bënë një ndalesë edhe në Dubrovnik.

Në rrjetin social Instagram, bukuroshja Çelo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi ku shfaqet mjaft tërheqëse në bikini.

Ajo rrëmben vëmendjen me linjat e saj atraktive, ndërsa shijon rrezet e diellit në pishinën pranë bregdetit kroat.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave të saj kanë qenë të shumta, shumica prej të cilave ishin komplimente për dukjen e saj kaq fine.

Çelo ka paralajmëruar se së shpejti mendon rikthimin në muzikë me një këngë të re. /Telegrafi/